18.3 C
Mitrovice
E diel, 20 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Mehmetaj ia përplas Kurtit: Osmani, Muja e Rizvanolli janë prezantuar si ‘Pristina, Serbia’ në Scopus

Lirim Mehmetaj i ka reaguar deputetit Albin Kurti pas vendimit të MPJ-së që ta largojë Shkëlqim Devollin nga roli i konsullit në Malin e Zi pasi kishte dokumente personale ku qytetet e Kosovës paraqiteshin si pjesë e Serbisë.

Në lidhje me këtë, Mehmetaj e ka përshëndetur qëndrimin e Kurtit që të luftohen ata që s’e njohin Republikën e Kosovës, por se këtë gjë ta bëjë edhe ndaj disa zyrtarëve të VV-së dhe presidentes së Kosovës.

”A po fillon te lutem nga presidentja Vjosa Osmani e bashkepartiaket tu. Shih si jane prezantu si “Pristina, Serbia” ne kete platforme”, shkroi Mehmetaj në Facebook.

Fjalën e pati për platformën Scopus ku publikohen kërkime dhe artikuj shkencorë, e ku siç shihet në fotot e ndara nga ai, Vjosa Osmani, Armend Muja, Artane Rizvanolli e Fitim Uka, janë paraqitur në këtë platformë me prejardhje nga ”Pristina, Serbia”./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT