“Budallë”, e ka quajtur gazetari Lirim Mehmetaj, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pasi ky i fundit goditi Administratën Biden (dhe atë Obama, ku Biden ishte Zv/President) se e kanë vendosur Kosovën “në situatë të disfavorshme ndaj Serbisë”.
“Shihe more tash… Këta patën dalë me përkrahje të hapur për Joe Biden si shpëtimi i Kosovës kundrejt Donald Trump. Patën bë apel për shqiptarët e Amerikës që ta votojnë Biden-in s nyja kyçe për të ardhmen e Kosovës. Tash Biden ju paska rezultu pro serb. Nuk janë të çmendur këta jo, qysh po thonë – këta janë veç budallë”, shkroi Mehmetaj.