15.1 C
Mitrovice
E diel, 24 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Mediumi serb: Shqiptarët po e djegin siguresën, i lanë pa rrymë serbët që nga 8 janari

Në Graçanicë sot, rreth 20 qytetarë protestuan kundër problemeve me energji elektrike, të cilat thonë se i kanë që nga 8 janari, ndërsa paralajmëruan se do të ndërmarrin hapa më radikal nëse ky problem nuk zgjidhet.

Protesta u organizua për shkak të dështimit për ta zgjidhur problemin me furnizimin me energji elektrike, i cili lindi me disa ndërprerje të energjisë elektrike apo komisionimi i vetëm një faze në qendër të Graçanicës.

Mediumi serb, “Alo”, shtron pyetjen nëse “shqiptarët qëllimisht po ua prishin furnizimin me energji elektrike serbëve”.
Vendasit raportuan prishjen te Kompania e Shpërndarjes dhe Furnizimit me Energji Elektrike të Kosovës (KEDS) në baza ditore, megjithatë, siç vërejnë ata, ekipet dolën në terren disa herë, zëvendësuan siguresën e cila shpejt u dogj dhe situata u kthye si më parë, shkruan “Alo”.

“Kjo është dita e 12-të pa energji elektrike, është e pamundur të jetosh në kushte të tilla. Kështu nuk ishte as në shekullin e 19-të. Ne besojmë se kjo thirrje do të arrijë te autoritetet në KEDS dhe se ata do të punësojnë staf shtesë për ta riparuar defektin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha njëri prej protestuesve.

Komuna e Graçanicës gjithashtu u përpoq ta zgjidhë problemin me energjinë elektrike për vendasit, megjithatë, siç tha më herët drejtori i shërbimeve publike në këtë komunë, Vladica Trajkoviq, nga KEDS nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje se kur problemi do të eliminohet.

TË FUNDIT

TË FUNDIT