Një numër i madh i skuadrave të mëdha europiane tash e një kohë janë vënë pas yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashicës, transmeton Gazeta Metro.
Së fundmi interesim për sulmuesin e Kosovës dhe të Werder Bremenit ka shprehur edhe kampioni në fuqi i Europës, Liverpooli. Gazeta e njohur gjermane ‘Bild’ nga burimet e tyre, shkruan se Jurgen Klopp po planifikon transferimin e yllit kosovar dhe se skuadra angleze tash e një kohë po e vëzhgon atë.
Sot gjatë ditës ‘Weser-Kurier’ zbuloi se në klauzola e largimit të Rashicës nga Werder Bremeni është 38 milionë euro dhe se kjo vlen vetëm për skaudrat jashtë Bundesligës. Në rast se ky transferim ndodhë, atëherë Milot Rashica do të thyente rekord te skuadra gjermane, pasi që do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë i shitur nga kjo skuadër. /gazetametro.net
Wird er Werders Rekord-Transfer? – KLOPP hat RASHICA im Visier https://t.co/lQrB9Szlyi #Sport #News
— BILD Sport (@BILD_Sport) February 18, 2020