4.5 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Mediat serbe: Përplasje në Kuvendin e Serbisë mes deputetëve të pozitës dhe opozitës

Deputetët e Kuvendit të Serbisë po debatojnë për propozim-buxhetin për vitin 2025 dhe ligjet shoqëruese. Përveç propozim-buxhetit për vitin e ardhshëm, në rendin e ditës të seancës janë rreth 50 pika.

Anëtarët e qeverisë dhe opozitës janë përplasur për një kohë të shkurtër në sallën e kuvendit.

Deputetët e koalicionit qeverisës dhe opozitës dolën në foltore duke mbajtur pankarta, pas së cilës pati të bërtitura, shtytje dhe hedhje letrash dhe uji, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Disa deputetë u ngritën nga vendet e tyre, kështu që kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, ka thirrur sigurimin të reagojë.

/RTS/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT