spot_img
spot_img

Medalja e tetë, Rostami i argjendtë për Kosovën

Kosova e ka edhe medaljen e tetë nga Lojërat Mesdhetare. Peshëngritësi Kianoush Rostami ka fituar të argjendtë në stilin e shkëputjes në kategorinë deri në 95 kilogramë.

Ai mund të fitojë medalje edhe në stilin e shtytjes.

Rostami është nga Irani, por garon për Kosovën. Ka karrierë impresive.

Ai kishte vetëm një provë të suksesshme. Ngriti 166 kilogramë në tentimin e dytë, që i mjaftoi për medalje argjendi.

Të artën e fitoi Faris Touairi i Algjerisë me 169 kg./Koha/

TË FUNDIT

TË FUNDIT