Sot u zhvillua dhe disa minuta më parë ka përfunduar finalja e shumëpritur nga të gjithë mitrovicasit në mes Trepçës dhe Bashkimit për trofeun e çmueshëm të kupës së Kosovës në basketboll, shkruan Mitrovica SOT.
Ndeshja, e cila u zhvillua në Karagaç të Pejës, përfundoi me rezultat 76:62 në të mirë të ekipit nga Mitrovica.
Drilon Hajrizi ka qenë më i mirë në këtë takim për Trepçën me 24 pikë e 12 kërcime.
Basketbollisti amerikan, Andrew Gordon, shtoi 21 pikë dhe 10 kërcime, derisa Amin Hot shtoi 15 pikë të tjera.
Tek skuadra prizrenase u dallua Julien Lewis që shtoi 16 pikë.
Mitrovicasit arritën ta fitojnë këtë trofe për herë të parë pas 10 viteve, derisa për ta ishte hera e pestë që e fitojnë trofeun e çmueshëm në kuadër të Kupës së Kosovës.