-1.6 C
Mitrovice
E martë, 13 Janar, 2026
spot_img

“Më mirë vdes, se ta vesh uniformën e Serbisë”, i riu nga Presheva ka një kërkesë për Kurtin (VIDEO)

Argjend Mehmeti, i riu shqiptar nga Presheva i ka bërë apel kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, që shqiptarëve të Luginës të iu njihet kombësia.

Në Klan Kosova, Mehmeti tregon se e ka pasur ëndërr të bëhet ushtar i Kosovës, megjithatë sipas tij, shtetësia e tij serbe, nuk e lejoi këtë.

“Nuk e kam bërë vetëm për veten time, por për shumë të rinj të Luginës së Preshevës, që i kemi ëndrrat e njëjta”, tha ai.

Ndërkohë, i riu tha se nëse nuk do veshte asnjëherë uniformën e ushtrisë serbe, nëse Serbia do të bënte të obligueshme që shqiptarët t’i bashkohen ushtrisë së saj.

“Më mirë vdes sesa ta vesh uniformën e ushtrisë serbe. Mirëpo po të ishte ashtu, do vendosja të emigroja diku”, tha Mehmeti.

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT