25.5 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Me masat e reja të moshuarit mund të dalin jashtë vetëm në këtë orar

Pas rritjes së rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit,Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa të reja për mbrojtje nga COVID-19.

Me masat e reja, personave mbi moshën 65-vjeçare u lejohet dalja jashtë shtëpisë gjatë këtij orari 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00, derisa jashtë këtij orari kanë të drejtë të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Komitetit për parandalimin e pandemisë, ka bërë publike masat e reja të marra për mbrojtjen nga COVID-19.

Zemaj ka treguar se qendrave tregtare u ndalohet aktiviteti nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT