Një kosovar është mbytur sot rreth orës 12:00 në plazhin e Tales në Lezhë, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia në Shqipëri ka njoftuar se bëhet fjalë për një 77 vjeçar me inicialet Z.Z.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Lezhë/nformacion paraprak
Rreth orës 12:05 , në plazhin e Tales, Lezhë është mbytur në det shtetasi Z.Z., rreth 77 vjeç, banues në Kosovë. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Gazeta Sinjali/



