25.5 C
Mitrovice
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

​Mbyllen 13 qendra masazhi në vend

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka njoftuar se 13 qendra masazhi janë mbyllur.

MINT përmes Inspektoratit të Tregut në bashkëpunim me drejtorinë për hetimin e trafikimit me njerëz (DKKO) dhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), më 15 dhe 16 mars, kanë realizuar kontrollë në qendra të ndryshme të masazheve, me ç’rast kanë inspektuar 57 qendra masazhi me veprimtari mirëmbajtje trupore.


Sipas njoftimit, inspektorët e tregut kanë mbyllur 13 operatorë ekonomikë në mungesë të pëlqimit sanitar dhe janë shqiptuar 13 aktvendime gjobë për parregullësitë e evidentuara.

“Inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT