12.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Mbrojtja në dosjen përfundimtare: Jakup Krasniqi të lirohet nga të gjitha akuzat, prokuroria është bazuar në thashetheme

Kryembrojtësja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ka dorëzuar dosjen përfundimtare, në të cilën ka kërkuar që Jakup Krasniqi të lirohet nga të gjitha pikat e akuzave në aktakuzë, shkruan Demokracia.com.

Sipas saj, prokuroria ka dështuar t’i vërtetojë akuzat kundër Jakup Krasniqit dhe rasti kundër tij është ndërtuar mbi thashetheme e jo mbi prova.

“Ky rast dështon në prag. Pavarësisht thirrjes së 255 dëshmitarëve dhe pranimit të afërsisht 11,500 provave, prokuroria nuk ka arritur të provojë rastin e saj”, thuhet, ndër të tjera, në dosjen përfundimtare.

Sipas Alagendrës, prokuroria e ka ndërtuar rastin mbi thashetheme.

“Pjesa më e madhe e çështjes së prokurorisë bazohet në thashetheme. Ndërsa thashethemet janë të pranueshme, pesha e tyre, nëse ka, duhet të përcaktohet kundrejt tërësisë së provave”, thuhet në një tjetër pikë të dosjes përfundimtare.

Rëndësi të veçantë mbrojtja e Jakup Krasniqit i ka kushtuar edhe dokumenteve të ofruara nga shteti i Serbisë.

“Provat që vijnë nga Serbia duhet të trajtohen me kujdes ekstrem. Vetë dëshmitarët kanë theksuar përhapjen e propagandës serbe dhe ndikimin e saj në aftësinë e tyre për t’i besuar informacionit. Rubin vuri në dukje se propaganda serbe shpesh dilte në pah dhe u provua të ishte ‘jashtëzakonisht e ekzagjeruar’. Duncan deklaroi se, kur ai ishte në Kosovë në vitin 1999, ishte në dijeni se propaganda serbe përdorej për ta paraqitur UÇK-në në një dritë negative. Abrahams iu referua medias problematike serbe, duke vënë në dukje rëndësinë e marrjes së informacionit të verifikueshëm. Maloku foli për propagandën serbe, e cila sugjeronte në mënyrë të rreme se ai kishte vdekur. S. Jelić, kur iu tregua një deklaratë që ajo supozohej se u kishte dhënë autoriteteve serbe, vuri në dukje se emrat e dhënë ishin të pasaktë dhe se kushdo që e kishte krijuar deklaratën dukej se kishte improvizuar. Këta shembuj të shumtë tregojnë se burimet bashkëkohore serbe nuk mund të pranohen ashtu siç janë”, thuhet në mbrojtje.

Në fund, mbrojtja ka kërkuar që Jakup Krasniqi të lirohet nga të gjitha akuzat në aktakuzë. /Demokracia.com/

TË FUNDIT

TË FUNDIT