Kombëtarja e Anglisë u tregua e pamëshirshme ndaj Kosovës, të cilën e mposhti me rezultat 4-0 midis “Fadil Vokrrit”, të dielën mbrëma.
Përballja u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 në Grupin A, por nuk pati shumë rëndësi pasi Çekia dhe Anglia tashmë kishin siguruar pjesmarrjen në Kampionatin Evropian, shkruan Periskopi. Sidoqoftë, anglezët kanë mbetur të fascinuar nga pritja e “Dardanëve”.
E ndër ata që ka reaguar është edhe mbrojtësi më i shtrenjtë në glob, Harry Maguire. “Kosovë, ka qenë kënaqësi. Faleminderit për pritjen e jashtëzakonshme. Vend i bukur, njerëz të dashur. Paqi fat në të ardhmen”, ka shkruar ylli i Manchester Unitedit. /Periskopi.com