20.9 C
Mitrovice
E premte, 29 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Mblidhet Qeveria, miratohen dy vendime

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një tjetër mbledhje në formë elektronike.

Në mbledhjen e 124’të, Kurti me ministrat e tij miratoi dy vendime, bëhet e ditur në komunikatën e Kryeministrisë.

“Vendimin me të cilin Autorizohet Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për kryerjen e punëve përgatitore për përcaktimin e përshtatshmërisë potenciale të një ose më shumë parcelave të pronës së paluajtshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq”

“Vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, Zonat Kadastrale: Bistricë e Shalës, Bregu i Madh, Dren, Leshak dhe Koshtovë, Komuna Leposaviq dhe Zonat Kadastrale: Bërnjak, Zubin Potok, Banjë dhe Jasenovik i Epërm, Komuna Zubin Potok.” /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT