14.6 C
Mitrovice
E enjte, 15 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Mblidhet kryesia e LDK-së, Abdixhiku: Osmani ta dërgojë çështjen në Kushtetuese, s’duam më cirk 48 orësh

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se kryesia e kësaj partie do të mblidhet sot, pas takimit që ai dhe liderët e tjerë politikë kanë pasur me presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka thënë edhe se Osmani duhet ta dërgojë bllokadën në Kushtetuese në mënyrë që të zgjidhet situata.

‘‘Jam i lumtur që kishte reflektim pozitiv nga partitë e tjera në përmasën e konsiderimit madje edhe pjesëmarrjes përjashto partisë së parë që nuk kishte as pozicion të qartë por as ide të tjera se si të dilet nga kjo gjendje. Siç kemi thënë, insistimi në dëshira partiake, sjell gjendjen e ngërçit politik. Tani do të takoj edhe kryesinë e partisë, do të kemi edhe një deklaratë politike të LDK-së. Në situatën e tanishme nuk jemi të interesuar të vazhdojmë tutje me cirkun e çdo 48 orëve të mbledhjes. Është mirë që sa më parë presidentja, të shqyrtoj me kalimin e kohës dërgimin e kësaj çështjeje në Kushtetuese’’, ka thënë ai. /GazetaExpress

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT