-3.2 C
Mitrovice
E enjte, 8 Janar, 2026
spot_img

Mblidhen Mustafa, Haradinaj e Limaj

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar të zhvillohet një takim mes kreut të LDK’së, Isa Mustafa, kreut të AAK’së, Ramush Haradinajt dhe atij të Nismas, Fatmir Limaj, shkruan Gazeta Metro.

Mbledhja mes krerëve të koalicionit po mbahet në zyrën e Grupin parlamentar të LDK’së në Kuvend të Kosovës. Temë e takimit po raportohet se janë zhvillimet e fundit dhe situata politike në vend.

Po ashtu, temë e rëndësishme do jetë çështja e presidentit, se kujt do t’i takon ajo pasi veç Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën për këtë pozitë pa asnjë mbështetje nga partitë tjera.

Kujtojmë se një takim tjetër i rëndësishëm është mbajtur dje mes presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinajt në një nga restorantet e Prishtinës.//gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT