12.7 C
Mitrovice
E enjte, 9 Prill, 2026

Mbledhja e radhës e Qeverisë, Kryeministria njofton për vendimin që u miratua

Qeveria e Kosovës e ka zhvilluar mbledhjen e 119, të hënën.

Në të është miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme, Dren dhe Leshak.


“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës korresponduese, në të cilën është miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

“Sipas vendimit, për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik” është e nevojshme që të iniciohen dhe kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar”, vazhdon njoftimi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT