Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë tri vendime.
Përmes një komunikate për media, kabineti qeveritar ka njoftuar se në këtë mbledhje është themeluar Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës.
Më pas është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 400 mijë euro, për zbatimin e Marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Në fund, Qeveria në detyrë ka ndarë mjeteve buxhetore në vlerë prej 153 mijë euro me qëllim të mbështetjes së realizimit të tri (3) eventeve në kuadër të “OctoberTech” – iniciativë që bashkon ngjarjet më të mëdha të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.



