17 C
Mitrovice
E diel, 14 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Mbi 1,000 vjet burg për Harun Jahja: ‘Dijetari islam’ me libra edhe në shqip, fajtor për përdhunime seksuale dhe akuza të tjera

Me 1,045 vjet burg është dënuar Adnan Oktar i njohur si Harun Jahja (Yahya), nën akuzat për përdhunime seksuale, abuzime seksuale me fëmijë, mashtrime, kërcënime dhe spiunazh. Librat e tij, si literaturë fetare (islame) janë të përkthyera shumë edhe në shqip dhe shiten edhe sot në librari islame dhe disa sosh mund të gjenden lehtësisht edhe online.

Dhjetëra gra e burra kanë dëshmuar kundër Adnan Oktar, i njohur në literaturën islame edhe si Harun Jahja, i cili u dënua në janar të këtij viti me 1,045 vjet burg.

Oktar – ‘Harun Jahja’, u dënua nën akuzat për një sërë veprash përfshirë përdhunime, abuzime me fëmijë, spiunazh dhe kërcënim. 64 vjecari ka mohuar të gjitha akuzat.


Por viktimat e njeriut që është i njohur shumë edhe për literaturën islame kundër teorisë së Darvinit, kanë dëshmuar rrëfshime të tmerrshme për Sunday Times, përkthen Periskopi.

(Liber i Harun Jahja kunder evolucionit, i perkthyer ne shqip)

Një nga gratë që thotë se ai i quante ‘macet e tij’, ka rrëfyer se si është përdhunuar nga Harun Yahya në moshën 16 vjecare. Më pas të njëjtën, e kishte detyruar të bënte operacion në hundë, pa anestezion, kur kjo grua kishte mbushur të 20-tat.

Ajo ka thënë se ka ende trauma nga operaiconi:

“Më kujtohen ende goditjet e cekicit. Po numëroja se sa herë do të duhej të godiste ai cekic në hundën time që të ndryshohej ajo”, ka rrëfyer viktima e Yahua, përkthen Periskopi.

Seda Islidar, ka rrëfyer se si ishte bashkuar grupit në moshën 15 vjecare nëpërmjet shoqërisë në shkollë në vitet e 80-ta. Ajo thotë se ky ishte një grup që udhëhiqet nga Yahya por që emrin e grupit s’di t’ia thotë, por e përshkruan grupin si një –marrëdhënie toksike, ‘ku ishe i izoluar’.

Ajo rrëfen se Oktar (Harun) e kishte detyruar të martohej me të kur ky ishte 30 vjecar dhe kur kjo grua ishte adoleshente. Pas tetë vitesh jetese me të, Selda kishte arritur të ikte nga ai, shkoi në Kanada ku edhe qëndron ende.

Një grua tjetër, me emrin Ceylan Ozgul, iu bashkëngjit grupit në moshën 24 vjecare në vitin 2006, dhe u bë një ‘nga figurat më eminete të grupit derisa u largua nën dyshimet për tradhti ndaj Oktarit’. Kjo grua e përshkruan grupin si një ‘burg’ dhe shton se ‘askush në Turqi nuk e merrte Oktarin serioz, pasiqë ai parapëlqente të rrethohej (në publik) me gra që dukeshin të qetë, por ndërkohë bënte abuzim të tmerrshëm me viktimat e tij”.

Derisa feja islame flet për ‘modestinë e grave’, Oktari argumenton të kundërtën në librat dhe interpretimet e tij, duke thënë se ky është një keqinterpretim dhe se gratë ‘duhet ta mbrojnë bukurinë e tyre me dukjen e tyre’.

Zonja Ozgul, në rrëfimin e saj, thotë se kur e takoi Oktarin për herë të parë, i pëlqente të rrinte me të sepse ai ishte shakaxhi dhe e mori atë seriozisht. Ajo e ndihmoi që të krijonte një reputacion ndërkombëtar për grupin dhe i siguroi Oktarit të takonte figura e organizata të njohura botërore, përfshirë edhe aso nga Kolegji Universitar i Londrës.

Shumë njerëz po i bashkoheshin grupit të krijuar nga Harun Jahja, nëpërmjet shoqërisë së tyre. Ky grup të promovonte e do të punonte për televangjelizimin – transmetimin e ideve fetare edhe përmes emisioneve.

Sahin, një turk që iu bashkua këtij grupi, ka rrëfyer për Sunday Times se u bë tok me televangjelistët kur ishte tinejxher. I shtyrë nga Oktar, Sahin tregon se filloi të vishej me rroba shumë të shtrenjta në mënyrë që t’i kushtonte rëndësi paraqitjes së tij dhe të dukej ‘tërheqës për gratë’.

Ai ka rrëfyet se si ai dhe meshkujt tjerë në grupin e ‘rekrutuar’ nga Oktar, që quheshin ‘luanët’, e kishin për detyrë që të dilnin nëpër qendra tregtare e kafene në Turqi dhe të bisedonin me gra në mënyrë që t’u ‘ofrohej atyre punë si modele nëpër agjenci profesionale”. (E gjitha, natyrisht ishte mashtrim).

Një skemë e tillë mashtrimi ishte ndërtuar me vite të tëra dhe nëpërmjet saj, rekrutoheshin shumë gra për në grupin, ose thënë më mirë, në grackën e Harun Jahja. Vec Sahini, kishte arritur t’i sjellte 200 gra në kultin e Harun dhe thotë se i ishte ‘shpëlarë truri’ nga Oktar i cili vazhdimisht iu thoshte se po bënin ‘gjënë e duhur’. Sahin la grupin me disa anëtarë të tjerë dhe i cuan informacionet në polici, me kushtin që të shpëtonin vet nga burgu.

(Më 2018 Oktar u arrestua. U dënua në janar të këtij viti)

Në janar, Adnan Oktar (Harun Jahja), u shpall fajtor për 10 akuza të ndryshme, përfshirë abuzime seksuale me fëmijë, prijës i grupit kriminal, përdhunime, kërcënime, mashtrime financiare si dhe spiunazh politik e ushtarak.

64 vjecari, ka mohuar të gjitha akuzar, megjithëse u dënua për to me 1 mijë e 75 vjet. Sipas seancave gjyqësore që janë mbajtur ndaj tij, në ato ku fliten për dyshimet për krime seksuale, Harun Jahja u kishte thënë gjykatësve se ai kishte afro 1,000 të dashura.

“Ka një vërshim dashurie në zemrën time për gratë. Dashuria është barazi për njerëzit. Është vlerë për myslimanët”, tha Harun Jahja në një nga seancat në tetor.

(Gratë që ai i quante ‘macet e tij’, duke duartrokitur në një nga ‘emisionet e tij televizive)

Më pas, ai shtoi një fjali që la gojëhapur gjykatësit: “Jam jashatëzakonisht potent’. Oktar i njohur si Harun Jahja, u bë i njohur për publikun në fillim të viteve të 90’ta kur ishte lider i një sekti që ishte kapur në nëj seri skandalesh seksuale.

Televizioni online që ishte në pronësi të tij, A9, ka filluar transmetimin në vitin 2011, duke u kritikuar nga klerikët fetarë në Turqi.

(Pamje: Harun Jahja në televizionin e tij online)

Një nga gratë që dëshmoi në gjyq kundër tij, e identifikuar vetëm si CC, i tha gjyqit se ‘Oktar kishte përdhunuar seksualisht atë dhe shumë gra të tjera për vite me radhë’.

“Shumë nga gratë që ai përdhunoi, i detyronte me forcë të pinin pilula kundër shtatzanisë”, rrëfente tutje ‘CC’ (viktimë e Harun Jahja).

Policia gjeti rreth 69,000 tableta contraceptive në shtëpinë e tij, për të cilat Harun Jahja tha se i përdornin për ‘të trajtuar sëmundjet e lëkurës dhe crregullimet menstruale’. /Periskopi

Libra të tjerë të Harun Jahja në shqip:

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT