Disa pjesë në “Bregun e Diellit” kanë mbetur pa ujë të pijshëm.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se mbrëmjen e së martës është dëmtuar gypi i ujit në këtë lagje.
Deri në sanimin e defektit pa ujë të pijshëm janë rruga” Hyzri Talla” dhe rruga “ Xheladin Rekaliu” në lagjen “ Bregu i Diellit ”.
“Gjatë natës së mbrëmshme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 200 mm në lagjen “ Bregu i Diellit” në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” janë në vendin e ngjarjes dhe me të gjitha kapacitetet për punë po merren me sanimin e defektit të atij gypi. Deri në sanimin e defektit pa ujë të pijshëm janë rruga” Hyzri Talla” dhe rruga “ Xheladin Rekaliu” në lagjen “ Bregu i Diellit ”.
Sanimi pritet të përfundoj gjatë ditës së sotme”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”./Objektiv/



