13.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Mbështetje për anëtarësim në NATO dhe rritja e kapaciteteve ajrore – pesë pikat e marrëveshjes kornizë të Kosovës me SHBA-në

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes, shkruan gazeta online Reporteri.net

Më shumë detaje rreth kësaj marrëveshje dha Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai tha se për përmbajtjen e kësaj marrëveshje janë dakorduar gjatë vizitës që kishte në janar në SHBA.

“Kjo marrëveshje parasheh pesë pika kryesore: Planifikimi i mbrojtjes dhe qeverisjen e mbrojtjes – pra SHBA-ja do të mbështesin Ministrin e Mbrojtjes për planifikimin profesional, të mirëfilltë të mbrojtjes dhe qeverisjes së mbrojtjes me synim rritjen e mbikëqyrjes civile. Tutje si pikë tjetër u përmend, menaxhimi i resurseve humane dhe të mbrojtjes, ndërtimi i kapaciteteve strategjike ushtarake, pra SHBA do të mbështesë Republikën e Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve strategjike ushtarake, duke përfshirë edhe mbrojtjen ajrore , kapacitetet ajrore dhe fushat e tjera për të cilat jemi duke punuar t’i ndërtojmë në fazën e tretë të tranzicionit”, ka thënë Maqedonci.

Tutje, si pikë tjetër u përmend bashkëpunimi me qëllim angazhimin regjional dhe ndërkombëtar. Siç tha Maqedonci, përmes kësaj pike SHBA janë zotuar që do të mbështesin në aspektin teknik, procedural e aspekte të tjera Kosovën drejt anëtarësimit në NATO dhe iniciativat regjionale

“Më saktësisht ne bashkë me SHBA do të ndërtojmë plane dhe do të kemi mbështetjen e tyre për anëtarësimin në NATO. SHBA janë zotuar përmes kësaj marrëveshje që do të mbështesin në aspektin teknik, procedural e aspekte të tjera Kosovën drejt anëtarësimit në NATO dhe iniciativat regjionale”, tha ai.

Pika e pestë e marrëveshjes Maqedonci tha se është mbështetja në aspektin e implementimit të elementeve kyç të mbrojtjes, atë të qëndrueshmërisë strategjike.

Ai tutje sqaroi marrëveshja adreson gjithashtu çështjen e kapaciteteve ajrore, pra ndërtimit të flotës së helikopterëve, që ai tha është një kapacitet që është planifikuara të ngritët në Forcën e Kosovës.

Sipas tij, fjala është për helikopterët ‘Black Hawk’.

“Për këtë çështje kemi pasur takime të rëndësishme në Washington ku kemi diskutuar edhe çështjen e detajuar të këtyre helikopterëve dhe blerjen e tyre, si dhe të helikopterëve të tjerë që në fazën e tretë të tranzicionit parasheh ndërtimin e këtyre kapaciteteve”, tha Maedonci.

Ai bëri të ditur se për raketat Javelin janë duke ekzekutuar pagesën, dhe sa e pret që një sasi e tyre të mbërrijë këtë vit.

“Për sistemin anti-tank Javelin tashmë jemi duke ekzekutuar pagesat, do t’i kemi në kohë në FSk, bazuar në planet për furnizim. Ne do të bëjmë përpjekje që një sasi ta kemi qysh këtë vit”, tha Maqedonci.

Për fabrikën e municioneve, ai u shpreh se me shumë gjasë ajo do të ndërtohet në pjesën perëndimore të vendit.

/Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT