Ali Kadriu nga lagja “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, i cili për dekada me radh i rezistoi serbëve të kësaj pjese për të ndërtuar shtëpinë në këtë lagje, ka rrëfyer për Politiko gjendjen aktuale në këtë pjesë të veriut.
Kadriu i shqetësuar ka thënë se ai me familjën e tij po ndihën të rrezikuar pavarësisht prezencës së Policisë e të KFOR-it.
Ai ka thënë se dëshmitare e shpërthimeve në veri, është bërë edhe mbesa e tij e vogël, e cila e ka pyetur atë për detonimet e herë pas hershme, shkruan Gazeta10.
“Po për neve është e vështirë. Kjo nuk ka ndodh që 11 orë, por që 11 ditë. Edhe askush s’po intervenon. Dikush duhet të marrë masa. KFOR-i e ka mandate ta ofroj sigurinë për shqiptarët e serbët. Jemi të rrezikuar, pavarësisht që janë këtu policia. Unë kam qenë cak i sulmeve të serbëve kur jam kthyer në shtëpi. Pushtet duhet të punojë më shumë për veriun. Gojën plotë e kishin në parlament për veriun. Këtu prej mbas luftës e deri tash serbët kanë ndërtuar shtëpi. Edhe asnjë qeveri s’i ka ndalë. Shteti kurrë s’ka ndërhyrë, edhe pse serbët kanë ndërhyrë me shtëpi edhe në prona publike. Qetash me dashtë me shku te Ura e Ibrit, nuk muj me shku. Mbesa ime që e dërgoj parashkollor, i ka dëgjuar detonimet edhe më ka pyet “çka janë këto”, jam mundu me ja përhup çikës. S’kanë çka me ba policia, s;munden me na ruajt hap pas hapi, e ruajn një pikë. Si te kapërcen atë pikë ta gjuajnë një eksploziv edhe në ajër shkon. S’kam ku me shku përveç në shtëpinë time. Kjo është shtëpia ime”, tha Kadriu në Politiko.