12.9 C
Mitrovice
E enjte, 15 Maj, 2025
spot_imgspot_img

“Mbanin pankarta me hartën e Kosovës dhe flamurin e Serbisë brenda saj” – zbardhen detaje të reja nga plagosja në Shtërpcë

Plagosja e dy të rinjve serbë në Shtërpcë bëri jehonë të madhe në Kosovë, Serbi, madje edhe në komunitetin ndërkombëtar duke ngritur shqetësime të reja për tensionet etnike në Kosovë pas trazirave në veri.

Në një artikull të Prishtina Insight janë treguar disa detaje të reja pak minuta para ngjarjes që la të plagosur një 11 vjeçar dhe një 21 vjeçar të nacionalitetit serb.

Plagosja tronditi madje edhe Kosovë duke bërë që të ketë shumë reagime ndaj pjesëtarit të FSK-së, si i dyshuari kryesorë për plagosjen e të rinjve.

Mediumi shkruan se si një grup të rinjsh serbë bllokuan rrugën kryesore duke mbajtur një pankartës me hartën e Kosovës dhe flamurin e Serbisë brenda saj me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.


Tutje, siç raporton mediumi, të njëjtit kishin filluar t’u bërtasin makinave që kalonin andej.

“Ata mbanin edhe një pankartë me hartën e Kosovës dhe flamurin e Serbisë brenda saj, me shkrimin: “Nuk ka dorëzim” në qendër të flamurit. I njëjti flamur u shfaq edhe në veri të Kosovës, kur serbët vendas barrikaduan rrugët në përpjekje për të refuzuar vendosjen e targave kosovare. Pas një demonstrimi që zgjati rreth dy minuta në mes të rrugës, ku bllokuan makinat nga të dy drejtimet, ata u zhvendosën në anën e djathtë të rrugës dhe vazhduan t’u bërtasin makinave që kalonin.” – shkruan Prishtina Insight.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT