13.8 C
Mitrovice
E premte, 23 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Maturantët serbë në veri dolën për festë në shesh, dikush ia bën shqiponjën – ndërhyn policia

Politikani serb, Aleksandar Arsinijeviq, ka publikuar një video nga sheshi “Car Lazar” në Mitrovicën e veriut ku pretendon se disa maturantë të komunitetit serb janë provokuar nga një person që ka bërë simbolin e shqiponjës në drejtim të tyre.

Në video shihet se Policia e Kosovës ka intervenuar duke kërkuar që të mos ketë provokime.

“Jo provokime”, dëgjohet një polic duke i thënë një të riu serb.

Për këtë, Arsinijeviq akuzoi policinë se “iu vërsul” maturantëve serbë.

“Derisa maturantët, si çdo vit, festonin përfundimin e shkollimit në shëtitoren e tyre në Mitrovicën e Veriut, turistët nacionalistë nga kafenetë shqiptare në fund të shëtitores i provokuan ata duke shfaqur shqiponja dykrenore dhe duke fyer. Gjithçka është e regjistruar qartë në video. Dhe në vend që të mbronte fëmijët tanë, policia u vërsul në një grup maturantësh, arrestoi dhe kapi për fyti njërin prej tyre – një të ri që donte vetëm të festonte diplomimin e tij, si të gjithë bashkëmoshatarët e tij në botë. Ne e dënojmë ashpër këtë sjellje dhe dhunë institucionale ndaj fëmijëve serbë”, ka pretenduar ai.

Ndërkohë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për disa media se nuk ka pasë të arrestuar duke përgenjështruar deklaratën e Arsiinijeviqit.

Ai tha se policia ka reaguar për ta parandaluar një eskalim pas provokimeve.

“Gjatë festimit të maturës ka pasë provokime dhe për të mos ardhë deri te eskalimi i situatës, policia ka reaguar. Situata është qetësuar dhe maturantët kanë vazhduar festën e tyre”, i ka thënë Elshani Kallxo.com.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT