Komentatori politik Halil Matoshi ka qenë më i ashpër se kurrë me deklaratat e tij kundrejt Qeverisë Kurti.
Ai në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka thënë se qeveri më faqezezë nuk ka pasur asnjëherë shteti i Kosovës.
“Qeveri më faqezëzë në Kosovë s’ka pasur kurrë”, tha ai në Kanal10.
Derisa kur është pyetur Matoshi se a e pranon se ka pasur ndryshme në veri, pra ndryshime rrënjësore ai ka thënë se nuk e pranon termin “ndryshim rrënjësorë”.
“Mas pari unë nuk e pranoj termin ndryshim rrënjësorë, sepse ndryshimin rrënjësorë e ka bërë NATO në vitin 1999”, tha ai në Kanal10.