16.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 3 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Matoshi për Kurtin: Shkon në gjykatë vetëm si viktimë

Analisti politik Halil Matoshi ka kritikoi deputetin Albin Kurti, duke thënë se ai paraqitet para opinionit publik vetëm në rolin e viktimës, ndonëse vetë ka nxitur diskursin agresiv në shoqërinë kosovare.

Matoshi shkruan se kërcënuesit duhet të ndëshkohen gjithmonë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ata që kanosin Kurtin ose për ata që kanosin gazetarët dhe mediat, përfshirë ato në Serbi.

“Kurti nuk i përgjigjet Prokurorisë si dëshmitar në një rast korrupsioni qeveritar, vetëm për ta mbajtur ende gjallë mitin për veten si të pakorruptueshëm. Kështu ai vetë krijon mosbesim në sistemin e drejtësisë kosovare”, ka thënë Matoshi.

Ai shtoi se është kontradiktore që kryeministri i Kosovës të kërkojë ekstradimin e Milan Radojčić në Kosovë, ndërkohë që, sipas tij, shmanget nga përgjegjësitë e veta ligjore.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT