8 C
Mitrovice
E enjte, 4 Dhjetor, 2025
spot_img

Matoshi: Kurti në panik nga humbja, imazhi i shtetit ka rënë në lloç

Komentatori politik Halil Matoshi e pa deklaratën e fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar institucioneve të Kosovës si një goditje të rëndë për imazhin e vendit dhe një “autogol politik” të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas Matoshit, kritikat e SHBA-së janë tejet serioze dhe drejtpërdrejt e akuzojnë Qeverinë e Kosovës për rrezikim të interesave amerikane në vend.

“Ide që në ballë të saj është vetë lideri i LVV-së, Albin Kurti, për një grusht vota atij as që i bën që imazhi i shtetit ka rënë në lloç,” tha Matoshi në “Adresa”.

Ai theksoi se kumtesa e SHBA-së, në të cilën paralajmërohet rrezikimi i marrëdhënieve strategjike dhe pamundësia e rikthimit të dialogut, duhet të lexohet me vëmendje.

“Lexone me zë kumtesën e SHBA, po thotë: ju po i rrezikoni interesat amerikane në Kosovë dhe praktikisht e pamundësoni rikthimin e dialogut strategjik. Njëjtë është edhe BE-ja,” u shpreh ai.

Sipas Matoshit, qëllimi i Kurtit nuk lidhet me parime shtetërore, por me mobilizim elektoral.

“Ky është një auto-gol i Albin Kurtit, se është në panik me i humb zgjedhjet dhe nuk shoh tjetër qëllim këtu veç me i mobilizu njerëzit edhe një herë në frymën anti-serbe,” tha komentatori.

TË FUNDIT

TË FUNDIT