11.3 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Mashtruan me peshën e bukës, gjobiten me nga 1 mijë euro dy furra në Kosovë

Dy furra në komunën e Gjilanit janë gjobitur me nga 1 mijë euro, pasi që kishin mashtruar me peshën e bukës që shisnin.

Gjatë inspektimit është gjetur se buka për të cilën ata deklaronin se është 500 gramë, në realitet peshon më pak, raporton Gazeta Sinjali.

Drejtoria e Inspekcionit në këtë Komunë përmes një njoftimi ka thënë se ankesat dhe kërkesat e qyetetarëve do të shqyrtohen me seriozitet të plotë.

“Drejtoria e Inspekcionit siguron qytetarët që ankesat dhe kërkesat e tyre do të shqyrtohen me seriozitet të plotë. Mashtrimet të cilat janë në dëmin e qytetarit do t’i parandalojmë dhe nuk të ketë tolerime”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT