12.7 C
Mitrovice
E shtunë, 12 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Masat e reja hynë në fuqi në këtë ditë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se situata me pandeminë është tepër e rëndë, ku edhe tregoi masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga dita e premte, shkruan Gazeta Metro.

Hoti ka prezantuar hartën me shkallën e infeksioneve për 100 mijë banorë, duke thënë se Qeveria po shikon që t’i ulë këto shifra. “E kemi ftuar këtë konferencë për të informuar qytetarët e Kosovës me situatën epidemiologjike në vend, situata është tepër e rëndë kemi përgatitur edhe të dhënat që t’i shohin të gjithë qytetarët…Nuk është kjo situatë vetëm në Kosovë por edhe në rajon dhe e Evropë”, tha Hoti në konferencë.

Ai pohoi se Qeveria ka marrë vendim për masa të reja anti-COVID, i cili pas konferencës do të shkojë për votim në Qeveri,” i dakorduar edhe me akterët e tjerë, pasi masat do të shkojnë përpara”, tha ai.

Masa që vlejnë në tërë territorin, lidhen me kontrollin në hyrje-daljen në kufi, kërkesa që kemi për qytetarët e huaj të prezentojnë testin negative PCR, reduktimi i stafit në vendin e punës, arsimi i lartë të kalojë në formën online, për atë parauniversitar vlejnë manualet nga Ministria e Arsimit.

Kemi vendour t’I kthejmë ekipet mjekësore në pikat kufitare që të kontrollojnë qytetarët që hyjnë, kemi kërku nga komunat t’i ngrisin shtabet emergjente për të mikëqyr personat që janë të prekur nga COVID-19 në komunat e tyre./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT