Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija në mbledhjen e Qeverisë ka propozuar masat e reja në luftimin e Covid- 19.
Ai ka theksuar se ndalohen fitneset e mbyllura. Poashtu, ndalohen edhe palestrat e mbyllura.
I pari i shëndetësisë ka njoftuar edhe për mënyrën se si do të funksionojnë taksitë.
Sipas tij, lejohet një person prapa, ndërsa lejohen deri në tre persona, nëse janë nga e njëjta familje.
Ai tha se, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill.






