22.5 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Masat e reja anti-covid, paralajmërohen protesta nga gastronomët

Ministria e Shëndetësisë, sot ka vendosur masa të reja për shkak të rritjes së larkores së të infekturarve me COVID-19.

Si masë është vendosur edhe që gastronomia të mos punoj nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Por me këtë veprim nuk po pajtohen gastronomët, të cilët nuk i përjashtojnë edhe organizimin e protestave.

Kështu ka thënë për GazetaBlic edhe kryetari i Odës së Hotelierëve të Kosovës, Hysen Sogojeva.

Sogojeva, këtë vendim të kreut të Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka cilësuar si të ngutshëm.

“Së pari, ky është një lajm i keq dhe pse e dimë që kemi rritje të numrit të infektuarve. Por, deri tek ky vendim është dashur të ketë më shumë koordinim, pasi që është i ngutshëm. Kufizimi është dashur të shtyhet bile së paku deri në ora 22:00. Jemi duke u mbledhur në takim edhe me kryetarët tjerë të regjioneve, gjersa nuk përjashtohen edhe protestat”, ka thënë Sogojeva.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për medie ka thënë se vendimi për masat e reja, vjen pas rritjes së numrit të rasteve me sëmundjen COVID-19.

Ndër masat e reja janë ndalimi i punës së qendrave tregtare nga ora 21:00 deri në ora 05:00. Në të njëjtin interval kohor, të ndaluar aktivitetin e kanë edhe bizneset e sektorit të gastronomisë, përveç shërbimit “merre me vete”.

Po ashtu, Zemaj tha se është rekomanduar që të reduktohet stafi në institucionet publike dhe private si në nivelin qendror, po ashtu edhe atë lokal.

“Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare lirohen nga paraqitja në punë, angazhimi i tyre kalon online. Personat mbi moshën 65 vjeçare iu lejohet të dalin jashtë shtëpisë nga ora 6 deri 10 dhe prej orës 16 deri në 19, jashtë këtij orari vetëm për nevoja shëndetësore.

Ligjëratat në të gjitha universitetet publike dhe private mbahen vetëm online. Qendrave tregtare iu ndalohet veprimtaria nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Gastronomisë iu ndalohet puna nga ora 21 deri në 5 të mëngjesit, përveç shërbimeve merr me vete.Do të ndërmerren masa të rrepta brenda institucioneve shëndetësore duke bërë dezinfektimin e shpeshtë”, tha Zemaj.

Kreu i Shëndetësisë njoftoi se vendimi për masat e reja do ta nënshkruajë të shtunën dhe vendimi do të hyjë menjëherë në fuqi./GazetaBlic

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT