Kryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar se janë duke u përgaditur skenarët për masat e nevojshme për festat e fundvitit, shkruan Gazeta Metro.
Hoti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ku ka shpjegur situatën aktuale me koronavirus në vend, ka thënë se gjatë festive pritet që të ketë frekuentim më të madh të qytetarëve.
Sipas tij, janë duke u përgaditur skenarët për masat e nevojshme, raporton Gazeta Metro.
“Institucionet shëndetësore do të mbesim të mobilizuara. Po përgatisim skenarët për masat e nevojshme për festat e fundvitit kur ka frekuentim më të madh të qytetarëve, përfshirë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve.”, ka thënë Hoti.
Kujtojmë se në vendin tonë muajve të fundit ka pasur rritje të rasteve me koronavirus, e po ashtu edhe numrit të viktimave./gazetametro.net