29 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Marshi i FSK-së në Mitrovicën Jugore, Trajkovc s’beson që KFOR të jetë pajtuar: Një përshkallëzim i madh

Rada Trajkovic, këshilltarja e ministrit Nenad Rasic, e vlerësoi sot direkt si një eskalim të madh marshin e FSK në Mitrovicë, përkundër qëllimit të tij stërvitës, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një postimi në Twitter, Trajkovic ka thënë se kjo ka ndodhur siç duket pa miratimin e KFOR-it dhe është një përshkallëzim i madh.

Ajo është shprehur se serbët dhe shqiptarët duhet të dinë se të rinjtë e dy vendeve do të humbin jetën nëse ka konflikt.

“FSK në Mirovicën e Jugut, me sa duket pa miratimin e NATO_KFOR-it. Një përshkallëzim i madh. Si shqiptarët ashtu edhe serbët duhet të jenë të vetëdijshëm se të rinjtë tanë do t’i lënë jetët e tyre nëse ka konflikt. NATO nuk do t’i luftojë betejat tona, as nuk kanë mandat për ta bërë këtë.” – ka shkruar ajo.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT