Me të nisur seanca, James Rubin u pyet nëse ishte në dijeni se Hashim Thaçi kishte kërcënuar ndonjëherë Veton Surroin.
“Ta ndajmë pak kërcënimin fizik nga ai moral. Jo, nuk kam qenë në dijeni që ka pasur kërcënim fizik. Ka pasur presion ideologjik, pro ose kundër pavarësisë, sepse kjo ishte kryesore për lëvizjen gjatë luftës”.
Më tej, ai zbuloi se Madeleine Albright e kishte “kërcënuar” Hashim Thaçin.
“Edhe Albright e ka kërcënuar Thaçin, dhe i ka thënë po nuk e nënshkrove, po i lë njerëzit e tu të pambrojtur nga serbët”, deklaroi Rubin.