Republika e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që nga 12 tetori të hapë kufirin me Republikën e Kosovës, dhe për këtë udhëtim nuk do të jetë i nevojshëm testi PCR, shkruan Gazeta Metro.
Lajmi është konfirmuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Beteshi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook. “Nga 12 tetori kafe në Prishtinë pa PCR!”, ka shkruar Bekteshi.
Ky vendim i Maqedonisë së Veriut, vjen pasi stuata me pandeminë në Kosovë ka shkuar drejtë normalizimit, ku ka pasur rënie të numrit të viktimave dhe rasteve pozitive./gazetametro.net