3.4 C
Mitrovice
E premte, 21 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Maqedonci i përgjigjet Serbisë: Aleanca me Shqipërinë e Kroacinë nuk ka për synim të kërcënojë asnjë shtet, është mesazh për paqe

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka folur rreth marrëveshjes trepalëshe në fushën e mbrojtjes të nënshkruar nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars 2025.

Ai tha se kjo marrëveshje nuk ka për synim të kërcënojë asnjë shtet, por është një mesazh për stabilitetin dhe paqen në rajon.

“Ne nuk synojmë të kërcënojmë askënd, as në Ballkanin Perëndimor, as kudo tjetër. Deshirojmë të dërgojmë mesazh për stabilitet dhe siguri, por edhe mesazh për të gjithë ata që synojnë të kërcënojnë sigurinë në Ballkanin Perëndimor, territorin dhe jetën e qytetarëve të vendeve tona,” tha Maqedonci.

Ministri theksoi edhe rolin e Shqipërisë dhe Kroacisë në mbështetjen e integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike.

“Në dokument theksohet qartë angazhimi i Shqipërisë dhe Kroacisë për të mbështetur Kosovën në integrimin e strukturave euroatlantike, që do të thotë se këto dy vende të NATO-s mbështesin Kosovën drejt anëtarësimit në NATO. Kjo është mirëseardhur për ne, duke parë ambientin e sigurisë në rajon dhe Evropë, dhe duke pasur parasysh nevojën e Kosovës për mbështetje nga vendet e NATO-s. Por edhe ne, si Republikë e Re, do të angazhohemi t’i mbështesim Kroacinë dhe Shqipërinë aty ku mund të japim ndihmën tonë,” shtoi Maqedonci.

Maqedonci gjithashtu foli për ndikimin e luftës Rusi-Ukrainë, duke theksuar se ky ka ndryshuar tërësisht ambientin global të sigurisë. Ai theksoi se balancat mes fuqive botërore janë prishur dhe aspekti i mosprekjes së kufijve është vënë në rrezik.

“Invazioni rus në Ukrainë ka alarmuar vendet e NATO-s dhe vendet demokratike, të cilat mund të jenë të cenueshme nga vendet autokratike, dhe po merren masa në lidhje me çështjet e mbrojtjes. Për një kohë të gjatë, Evropa ka hezituar të investojë në sistemet e mbrojtjes, dhe tani kërkesa e re e administratës për investime më të shumta në mbrojtje nga vendet e BE-së ka ndezur alarmin dhe i ka bërë më të vëmendshëm vendet evropiane,” përfundoi ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT