13.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Maqedonci: Fabrika e municionit do të ndërtohet në një vend të sigurt, më shumë në perëndim të vendit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se procesi i vlerësimit të pozicionimit të fabrikës së municionit është në vazhdim, raporton Gazeta Sinjali.

Ai në një konferencë për media theksoi rëndësinë e ndërtimit të fabrikës në një lokacion të sigurt, jashtë rrezikut të mundshëm nga faktorët e jashtëm që mund të kërcënojnë sigurinë e saj.

Tutje, ai tha se opsioni më i mundshëm është që fabrika e municionit të ndërtohet në pjesën perëndimore të Kosovës.

“Për fabrikën e municionit ne po vazhdojmë që të vlerësojmë pozicionimin e kësaj fabrike. Normalisht që për ne është e rëndësishme që të ndërtohet në një vend të sigurt, jashtë rrezes së veprimit të rrezikut që mund të vijë për këtë fabrikë dhe më e mundshmja është që do të ndërtohet në pjesën perëndimore të vendit tonë”, tha Maqedonci.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT