spot_img
spot_img

Maqedonci bën të ditur sasinë e armëve dhe mjeteve që FSK do ti dërgojë në Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë takimit të tij të radhës të Grupit të Kontaktit me Ukrainën, ka treguar për donacionet që kjo ministri ka përgatitur për Ukrainën.

Maqedonci tredon se në pjesën e parë të donacioneve do të dërgojë predha të mortajave, dhe në pjesën e dytë bën të ditur për pakon me kamionë, mjete taktike dhe të blinduara do të dorëzohet javën e ardhshme.

“Kosova do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit rus. Sot në mbledhjen e UDCG-së, unë njoftova paketën tonë të dytë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, e përbërë nga predha mortajash. Pakoja e parë me kamionë, mjete taktike dhe të blinduara do të dorëzohet javën e ardhshme.” – tha Maqedonci në platformën “X”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT