Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku janë një prej çifteve më të dashura të shoëbizit shqiptar.
Pak më shumë se një vit më parë, ata u bënë prindër për herë të parë dhe u gëzuan me vogëlushen Ajka. E ftuar në “Klanifornia shoë”, Xhensila tregoi se si po vazhdon tashmë jeta me Ajkën si dhe tregoi një sekret të vogël familjar. Moderatorja Marina Vjollca e pyeti se cila është përralla që i tregonte më shpesh Ajkës, ndërsa Xhensila tha duke qeshur:
“Se si u martua mami me një katunar nga Bubqi”. Xhensila gjithashtu tregoi se kishte nisur t’i fliste të voglës së saj që kur ishte ende në bark, duke i mësuar ta donte veten shumë dhe gjithçka që e rrethon.