10.6 C
Mitrovice
E enjte, 12 Mars, 2026

Maliqi: SHBA na tregoi që politikanë kosovarë kanë bashkëpunuar me ato grupe, taksa 100% na u shit si mbrojtje e sovranitetit

Sot SHBA ka njoftuar se ka vendosur sanksione ndaj grupeve të krimit të organizuar në veri të udhëhequra nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojqiç, shkruan Mitrovica SOT.

Në sqarimin e tyre, SHBA ka përmendur se ka pasur raste specifike të bashkëpunimit mes politikanëve kosovarë dhe këtyre grupeve.

E për këtë ka reaguar politologu, Agon Maliqi, duke thënë se vendimi për sanksione përmend raste specifike të bashkëpunimit korruptiv për lehtësimin e kontrabandës, ku një nga këto raste ka të bëjë me periudhën i filliimvitit 2019.


“Vendimi i SHBA për sanksione ndaj Zvonko Veselinovic mes tjerash po përmend raste specifike të bashkëpunimit korruptiv me zyrtarë dhe politikanë të Kosovës për lehtësimin e kontrabandës – më konkretisht “rastin e fundit të vitit 2017” dhe “rastin e fillimit të vitit 2019″”, shkroi Maliqi.

Tutje, ai tha se rasti i dytë përkon me periudhën e taksës që, sipas tij, na u shit si mbrojtje e sovranitetit.

“Rasti i dytë përkon me periudhën e taksës 100% e cila na u shit si mbrojtje e sovranitetit. Ndoshta në sanksionet e radhës e kuptojmë se për cilët patriotë bëhet fjalë”, përfundoi Maliqi.

Postimi i tij:

TË FUNDIT

TË FUNDIT