6 C
Mitrovice
E shtunë, 1 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Maliqi për sjelljet jonormale të Kurtit: S’ka strategji për të mbetur në pushtet por po shkon në opozitë

Politologu Agon Maliqi ka komentuar sjelljen te pazakontë të kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës elektorale.

Sipas Maliqit, Kurti po përqendrohet kryesisht te militantët e tij më të flaktë, duke lënë jashtë vëmendjes votuesit pragmatikë që në vitin 2021 kaluan nga partitë e tjera drejt Lëvizjes Vetëvendosje.

Maliqi argumenton se kjo strategji është e kufizuar dhe mund të jetë më tepër një përpjekje për të ruajtur bazën fillestare të votuesve të vitit 2019 (25%) sesa për të tërhequr votues të rinj ose për të mbajtur ata që u bashkuan në vitin 2021.

Postimi i plotë:

Kryeministri me këtë strategji fushate nuk po i flet votuesit të partive të tjera i cili do t’i duhej për të shkuar te 500k. Madje nuk po i flet as votuesit pragmatik që kaloi në VV në vitin 2021 prej partive të tjera, pasi Kurti foli me tone përbashkuese.

Me këtë qasje të sotme ai po i flet vetëm militantit më të flaktë, e që le të themi në rastin më të mirë janë votuesit e vitit 2019 (25%). Pra sikur nuk po përpiqet as që ta rrisë votën dhe as ta mbajë atë që e kishte, por të rikthehet në origjinë. Kjo më shumë se strategji për të mbetur në pushtet po duket (me ose pa qëllim) si rrugë e sigurtë për në opozitë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT