Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, e ka ngacmuar paksa qeverinë në detyrë që udhëhiqet nga Albin Kurti, duke thënë se as teste të shkollës së mesme nuk do të mund t’i kalonte.
Maliqi tha se dyshon se kjo qeveri do ta kalonte testin e PISA-së, test ndërkombëtar që u nënshtrohen fëmijët 15-vjeç, e ku Kosova gjithmonë del në vendet e fundit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi tha se veprimet e kësaj qeverie tregojnë se do të ngelnin në këtë test.
“Dyshoj se do ta kalonte testin e PISA qeveria në detyrë. Albini pat ra në mat te deërrasa e zezë. Hekurani me financa si ‘Bulena, mos vetni më!”, shkroi Maliqi, si duket pak i frustruar nga mungesa e kompetencës në këtë qeverisje.