Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, konsideron se ka hapësirë për manipulim në procesin e votimit nga mërgimi që duhet parandaluar për të shmangur kontestime.
Presidentja Vjosa Osmani caktoi 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme – datë kjo që ishte preferencë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive partnere të saj.
“Më 28.12 s’duhet lejuar votim të dyfishtë nga diaspora, me postë dhe fizik. Kontroll i rreptë, dënime”, ka shkruar ai. “Mendohet i njëjti votues me dergu votën me postë, dhe me votu edhe fizikisht te vendvotimi, duhet me pasë nën kontroll këtë mundësi, mashtruesi dënohet me anulim vote”, shtoi ai.
Kjo datë u mendua nga Lëvizja Vetëvendosje që të përshtatet me pushimet për festat e fundvitit kur mërgata vjen në Kosovë.






