15.7 C
Mitrovice
E premte, 20 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Mali i Zi mesazh Haradinajn: Demarkacioni është kryer, nuk flasim më për Çakorrin e Zhlebin

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srdjan Darmanovic ka thënë se demarkacioni me Kosovën ka përfunduar dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim të kufijve mes dy vendeve, shkruan Gazeta Metro.

Pavarësisht dëshirave dhe deklaratave të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj se vija kufitare me Malin e Zi do të rishikohet, një gjë e tillë ka përfunduar sipas malazezve dhe nuk do të ketë më bisedimeve rreth kësaj çështje.

Kryediplomati malazez Darmanovic, tha para deputetëve të Kuvendit se nuk ka marrë pjesë në çfarëdo negociatash për t’i dhenë territor të Malit të Zi kujtdo qoftë.

Ai tha se negociata të tilla me Kosovën nuk ka pasur asnjëherë, as që mund të ketë, pasi ajo është ratifikuar tani.

Këto deklarata nxjerrin në pah deklaratat e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, i cili thoshte se Kosova do ta rishikon vijën kufitare me Malin e Zi, madje thoshte se ka ndërtuar një ekip në lidhje me këtë.

“Ne e kemi ratifikuar Marrëveshjen, njëkohësisht edhe raportin e Komisionit shtetëror dhe Deklaratën e presidentëve. Kemi kohë për vendosjen e gurëve. Nuk janë vendos gurë, nuk është shënjuar kufiri. Kohën përpara po e shfrytëzojmë për me përmbyllë procesin e liberalizimit të vizave. Kemi interes mos me i përzi këto dy tema”, tha Haradinaj.

Por, as Shpejtim Bulliqi i cili ishte mjaftë kritike dhe kishte deklaruar se janë bërë gabime nga Murat Meha, nuk bëri asgjë deri tani prej se që kur është emëruar në pozitën e re nga Haradinaj në 11 shtator të 2017, shkruan Gazeta Metro.

Tani Bulliqi po thotë se po presin palën malazeze që të krijon trupin punues dhe të fillojnë takimet, mirëpo e sheh si hezitim nga malazezët këtë.

“Meqë Qeveria tani ka rënë dhe është në dorëheqje, pritet që më formimin e Qeverisë së vendit, nga ana e Qeverisë sonë të kërkohet prej palës malazeze që sa më shpejt pala malazeze të krijon atë trup punuese dhe të krijohen kushte për me mujt dy trupat punuese mu ulë dhe me i analizu ato lëshimë që janë bërë…Po që ekziston ky disponim politik unë besoj që shpejt do të ecë procesi përpara, në qoftë se nuk ekziston qështja ka mundsi që të pronlongohet tutje sepse normal këtu do të ketë ballafaqim faktesh dhe do të dalin punë dhe oblgiime të reja që duhet të realizohen”, tha Bulliqi.

Demarkacioni me Malin e Zi është historia tri vjeçare që u bllokua në Kuvendin e Kosovës, ku ai nuk kaloi pasi Kuvendi u mbushte me gaz nga deputetët e VV’së dhe AAK’së.

Kujtojmë se Ramush Haradinaj kishte shqyer hartën dhe ia pati përplasur për fytyre kryetarit të Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare të Kosovës, Murat Mehës.

Por, kaluan muaj e vite dhe Haradinaj as që u morr seriozisht me gabimet siç pretendon ai të shënimit të kufirit me Malin e Zi…/gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT