13.7 C
Mitrovice
E enjte, 28 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Mali i Zi e gjobiti për ngritjen e flamurit shqiptar, e pabesueshme ajo që bën shoqata Bjeshkatarëve “Rumia”

Shoqata Bjeshkatareve “Rumia” nga Ulqini ia paguan dënimin kolegut Irfan Domnorit nga Shkodra.
Në Ostros të Krajës ditën e shtunë u mbajt ”Dita e geshtenjës”, një manifestim tashmë tradicional ku morën pjesë një numër i madhi qytetarëve nga Ulqini, Ana e Malit, Shkodra, Tuzi por edhe më gjërë.

Në mesin e shumë qytetarëve ishte edhe maratonomaku, çiklisti, bjeshkatari dhe aktivisti i njohur Irfan Domnori nga Shkodra. Irfani atë ditë ishte në Krajë me veshjen popullore dhe me flamurin shqiptar të cilin ai e mban në të gjitha rastet ku merr pjesë në aktivitet sportive e kulturore.

Për këtë, valvitjen e flamurit në Krajë në manifestimin ”Dita e gështenjës”. Domnori u dënua nga autoritetet e shtetit Malazez me një gjobë prej rreth €300 si dhe masën e dëbimit të shtetasit të huaj nga territori i Malit të Zi me kohëzgjatje prej një muaji, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Irfan Domnori është pjesmarrës i të gjitha aktiviteteve të Shoqatës së bjeshkatarëve ”Rumia” nga Ulqini. Bjeshkatarët e Shoqatës ”Rumia” me të ndëgjuar për këtë dënim u organizuan dhe me vetëkontribut mblodhën shumën e të hollave të mjaftueshme për të mbuluar dënimin e kolegut të tyre nga Shkodra.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT