2.8 C
Mitrovice
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img

“Maestro Foods” kompania e suksesshme mitrovicase, e vetmja në tregun e Kosovës që prodhon picat e ngrira




Po ju prezantojmë me ndërmarrjen prodhuese dhe shitëse “Maestro Foods”, e vetmja në tregun e Kosovës që merret me prodhimin e picave të ngrira, petëvepër pite shtëpiake dhe shumë produkteve tjera gjysmë të gatshme.

Si lider për pica të ngrira në Kosovë, “Maestro Foods” ka filluar punën nga viti 2011 dhe nuk është ndalur për asnjë moment duke na sjellur produkte unike në tregun tonë.

Në një prononcim për portalin Mitrovica SOT, pronari i këtij biznesi thekson:  “Kjo kompani tashmë vetëm njihet me petën shtëpiake (artizanale) për pite, e cila gjithashtu është shumë e veçantë si për nga mënyra e përgatitjes, por gjithashtu edhe për shijen dhe cilësinë e saj”.

Vlen të ceket se ky biznes udhëhiqet nga familja Behrami, një familje shumë punëtore dhe e respektuar në qytetin e Mitrovicës, të cilët, përmes portalit Mitrovica SOT, shfrytëzojnë rastin të falenderojnë pafundësisht të gjithë konsumatorët për besimin e treguar ndër vite ndaj “Maestro Foods”.

Në fotot e bashkangjitura mund të shihni produktet dhe procesin e prodhimit të tyre, gjithashtu edhe produktet e reja “Pica Kids” dhe “Brumë për pica”.

Produktet nga “Maestro foods” i gjeni në shumicën e pikave shitëse.
Kontaktet : [email protected]
+38349116603



TË FUNDIT

TË FUNDIT