Një vajzë e re nga Prishtina, Arnisa Gashi, ndodhet në gjendje kritike në njësinë e kujdesit intensiv, pasi është prekur nga një sëmundje e rrallë dhe e rëndë – encefaliti autoimun.
Prej ditësh, ajo është në koma dhe e intubuar, ndërsa familja e saj po përballet me një betejë të vështirë për t’i siguruar trajtimin e duhur jashtë vendit.
Arnisa, e njohur nga të gjithë si një vajzë e dashur, plot energji dhe ëndrra për të ardhmen, ka nevojë për ndihmë urgjente për të vazhduar trajtimin në Spitalin Emsey në Turqi – një qendër e specializuar për trajtime neurologjike.
Familja ka nisur një fushatë donacionesh për të mbuluar shpenzimet e terapive intensive, analizave dhe procedurave të tjera jetike. Ata i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe bizneseve që të kontribuojnë në këtë kauzë humanitare, duke e ndihmuar Arnisën të fitojë betejën më të rëndësishme të jetës së saj.
Si mund të ndihmoni:
GoFundMe: https://gofund.me/d5f5e365
PayPal: https://www.paypal.com/donate/– Email: [email protected]
Llogaria bankare për Kosovë (Raiffeisen Bank):
Emri: Shpresa Gashi
IBAN: XK05 1501150003183998
Swift Code: RBKOXKPR
Prishtinë
“Çdo kontribut, sado i vogël, sjell shpresë dhe jetë për motrën tonë”, thotë familja e Arnisës, duke shtuar se çdo ndihmë është një hap më pranë shërimit të saj.