Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri sot gjatë ditës ka shkuar për ngushëllime në familjen e 26 vjeçarit Agon Musliu në Livoç të Epërm.
Ai më herët në një konferencë për media ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin këtë rast deri në fund për t’i dhënë paqe familjes.
“Agoni është njohur si djalë i urtë, student i shkëlqyeshëm dhe familjar i jashtëzakonshëm. Kthimi në karantinë ka qenë fatal. Kërkojmë nga organet e drejtësisë që ta zbardhin këtë rast deri në fund për t’i dhënë paqe familjes Musliu dhe qytetarëve të Gjilanit. Këtë paqe shpirtërore dhe njerëzore ia kemi për obligim familjes së tij dhe çdo njeriu që është tronditur”.
I pari i Gjilanit ka deklaruar se do të vazhdojnë që të qëndrojnë afër familjes Musliu, njofton Klan Kosova.
26 vjeçari Agon Musliu ndërroi jetë dje pasdite, pasi dyshohet se është hedhur nga objekti i Qendrës së Studentëve, që është shndërruar në karantinë, një ditë pas kthimit nga Gjermania.




