Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për masën e reciprocitetit të paralajmëruar nga Qeveria Kurti.
Sipas Hazirit, çështja e reciprocitetit duhet të zbardhet, dhe të jetë shumë e qartë se si do të vendoset si masë.
I dyti i LDK-së thotë se si partner të koalicionit, edhe në programin qeverisës jane pajtuar që të vendoset edhe masa e reciprocitetit.
Haziri ka thënë në Debat Plus se vendet e Kuintit kanë propozuar që të ketë vetëm suspendim të taksës.
Sipas Hazirit, emri i Kurtit për kryeministër, ka qenë më i pranueshmi dhe më i mireseardhuri në Administratën Trump.
Edhe pse shumica e LDK-së, përfshirë liderin Isa Mustafa po kërkojnë heqjen e menjëhershme të taksës, Haziri thotë se duhet vlerësuar hapi i kryeministrit Kurtit, për heqjen shkallë- shkallë të takses 100%.