5.1 C
Mitrovice
E martë, 10 Shkurt, 2026

Lushtaku tregon se a ka favorit për garën për kryetar të PDK’së

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sami Lushtaku ka folur pas shpalljes së zgjedhjeve për kryetar të ri të partisë së tij.

Lashtaku ishte emër i përfolur si kandidat i mundshëm për të udhëhequr me PDK-në, mirëpo ai ka mohuar, duke thënë se nuk do të garojë për të parin e partisë.

Lushtaku në një prononcim për Periskopin ka thënë se ai është kandidatë vetëm për kryetar të Skenderaj dhe jo për të udhëhequr me PDK-në.

“JO, unë nuk garoj për kryetar të PDK-së. Do të jem kandidat për kryetar të komunës së Skenderajt në zgjedhjet lokale të muajit tetor.”, ka thënë ai.

I pyetur se kë përkrah për kryetar të PDK-së, Lushtaku nuk përmendi ndonjë emër.

“Sa i përket kandidatëve potencialë për kryetar të partisë, gara është e hapur për të gjithë ata që kanë synime të tilla!”, ka thënë ai për Periskopin.

Ndryshe, PDK ka marrë vendim që me 3 korrik të mbaje zgjedhjet e brendshme për të zgjedhur kryetarin e ri, pasi që deri më tani këtë detyrë e ushtronte, Enver Hoxhaj.

Deri më tani nuk ka asnjë shpallje zyrtare të kandidaturave.

TË FUNDIT

TË FUNDIT